Shitet: Apartament tip 2+1, i bollshëm, 1-banjo, ballkon, me shumë dritë e diell, nga jug-lindja, 85m2, kati 3, buzë trotuarit të rrugës "Ali Demi", pallat i ri 5-katësh, pranë news 24/ ish-uzinës autotraktoreve.
Zona ish-Uzinës Autotraktorëve/ News 24/Shkozë; është një ndër zonat më afër malit të Dajtit, tashmë e preferuar për banim dhe e mirë-integruar me të gjitha arteriet kryesore urbane/Unaza e Madhe që lidhet me qendrën tregtare TEG/Autostradën e Elbasanit dhe zonat e tjera me rrugën "Ali Demi", me linjë urbane etj. Zona e mbi-Shkozës, si vazhdim i Lanës, nga Ura-Brrylit, Materniteti i Ri - rrethrrotullimi Shkozë deri tek Uzina/Shkozë/News 24, është mbushur me ndërtime (pallate dhe vila) të reja, cilësore duke e kthyer në një zonë mjaft e preferuar, me hapësira, gjelbërim, frymëmarrje, ajër të pastër, e me pamje të bukur nga Dajti dhe qendra e Tiranës.
Pallat 5-katësh ndërtuar rreth viteve 2000, i pozicionuar buzë rrugës "Aleksandër Marteli" (vazhdim rrugës A.Demi e Ali Shefqeti), përballë News 24, pranë Kishës-Tabor e Shkollës Muzikes Bizantine. Me pamje dhe shtrirje më të madhe nga jug-lindje, jug-perëndimi dhe veri-perëndimi. Pallati me 2-hyrje/shkalle me drite natyrale, dhe me 3-apartamente në çdo kat.
Apartamenti/sipërfaqe 97m2, në katin 3-të, me hyrje me pozicion/pamje në lindje, jug-lindje, jug-perëndim dhe veri-perëndim, ku të gjitha pjesët kanë pamje dhe drite natyrale, me kubature të lartë, shtruar me pllaka cilësore, muret e drejta e të patinuara, banjo e kompletuar e funksionale. Apartamenti është i sistemuar dhe arreduar, i mobiluar, i mirëmbajtur, me shumë drite e diell.
Përbërja/planimetria apartamentit: Nga dera/kryesore hyrëse, kalohet direkt në koridori hyrës/ shpërndarës, në forme të stërgjatur drejtkëndor, gjërësi normale, nga ku kalohet në pjesët e tjera. Në të majtë, por sa futesh pak përballë gjendet dera për në një dhome gjumi, e bollshme me dritare nga jug-lindja e jug-perëndimi, po majtas në fund koridorit gjendet banjo-dush, përmasa të bollshme, e kompletuar dhe me dritare jugu. Ndërsa në të djathtë të koridorit hyrjes/ana tjetër gjendet dhoma tjetër e gjumit, e bollshme me dritare nga jug-lindja e jug-perëndimi. Po në vazhdim djathtas në fund gjendet pjesa ndënjes me kuzhinë-ngrënie. Kjo pjesë me shumë drite, sa futesh majtas gjendet zona aneks-kuzhin, dhe ngrënie, e cila lidhet me ballkonin nga jug-perëndimi, në vazhdimzona e ndënjes, nga ku në njërën ane komunikohet me dere-vetrat me ballkonin nga jug-perendimi dhe ne balle te kesaj zone gjendet dritarja nga veri-perëndimi. Ballkoni i mbuluar me tendë është në formë harkore dhe përshkon të gjithe pjesën e ndënjes.
Muret dhe tavanet: Muret janë në përgjithësi të drejta, të suvatuara, e patinuara dhe të lyera me ngjyra të bardhe, ndërsa tavanet normale, ngjyrë të bardhë.
Dyshemeja: është e shtruar me pllaka cilësore, përmasa mesatare, ngjyrë bezhë e hapur.
Dyert e brendshme: prej druri, ngjyre kafe klasike e hapur, ndërsa dera banjos dhe dritaret vetratë-duralumin-xham, me grila plastike dhen tenda diellore.
Përdorimi i mëparshëm e aktual: Apartamenti ka qenë i përdorur nga të zotët, por ka disa vite që jepet me qera, aktualisht është nxjerrë edhe në shitje.
Dokumentacioni: Çertifikatë Pronësie dhe i shitshëm në çdo moment.
Çmimi Shitjes: 78'000 euro(), shitet i kompletuar dhe mobiluar, i pa diskutushëm
Adresa: Rr."Aleksandër Marteli", pranë News 24/ish-Uzina Autotraktoreve, në mbi Shkoze", 3.5km nga Ura- Brrylit/Materniteti Ri, si dhe 15-minuta në këmbë nga Qendra e Tiranës. adgss
Cel: 069 62 81 433 adgss
******************************************
A&D General Services Studio (A&D.G.S.S-Imobiliare) Real Estate
Adresa: Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
Stc.Unazës, pranë D.P.Policisë së Shtetit/përballë Min.Jashtme Tirane
Tel: +355(0) 42 340 855
Cel: +355 (0) 69 62 81 433
Email: [email protected]
kontaktoWhatsApp